“Fqinji më përdhunoi”, Miss Kosova zbulon detaje nga historia e trafikimit: Si më shpëtoi Interpoli

0
70

Tuti Sejdiu është “Miss Universe Kosovo 2021”, e cila ka tronditur opinionin publik me historinë e jetës së saj.

Ditë më parë, 19-vjeçarja nga Gjilani tregoi se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona, ndërsa babai i saj sot ndodhet në burg, pasi ka luftuar për të vendosur drejtësinë për të bijën.

Së fundmi në një rrëfim për “Prive”, Tuti ka zbuluar të tjera detaje shokuese. Ajo ka treguar se është trafikuar nga një fqinji i saj nga Kosova drejt Serbisë. Ajo ka thënë se në ditën e tetë të atij makthi e shpëtoi Interpoli dhe e dërgoi në Kosovë.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi.

Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, ka rrëfyer bukuroshja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here