“Gjendje emergjente”, Mark Marku: Tubimi i Presidentit më 2 mars është i ligjshëm, Rama po tenton t’i kufizojë kompetencat…

0
119

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku e ka cilësuar të ligjshëm tubimin e Presidentit Meta më 2 mars pasi sipas tij çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët.

”Pavarësisht termit, grusht shteti apo diçka tjetër shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit.

Zakonisht nuk ndodh edhe nëse ndodh në raste shumë të rralla por nuk është e paligjshme. Ky është problemi se mbingatërrojnë gjërat, por në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët.

Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën. Edhe për ne qeë s’jemi juristë cënohet Kushtetuta. Kalohet një ligj në parlament që nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nuk ka instrumente të tjera, parlamenti nuk ekziston, s’është i paplotë e para e punës. Edhe parlamentet në kohë lufte kanë masën e plotë.”- tha Mark Marku./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here