Përleshje të dhunshme në sheshin e xhamive dhe tempujve në Jeruzalem

0
117

Përleshje të dhunshme janë duke u zhvilluar në Jeruzalem midis policisë dhe protestuesve palestinezë të premten e fundit të Ramazanit, në qendrën historike ku ndodhen tempujt dhe xhamitë.

Mediat izraelite raportuan se dhjetëra demonstrues, sipas medias, qëndruan në vendin e ngjarjes pas lutjeve dhe filluan të protestojnë kundër dëbimeve të familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah në pjesën lindore të qytetit.

Sipas televizionit publik izraelit, raportohen disa të plagosur në mesin e demonstruesve, ndërsa Policia mbylli Portën e Damaskut./ A2/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here