Shehu me fasonet në Përmet: Rrisim pagën minimale dhe lehtësojmë faturat e biznesit nga taksat…

0
155

Drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër Prof.Dr. Tritan Shehu u takua me bizneset prodhuese të konfeksioneve dhe paketimit në qytetin e Përmetit. Zoti Shehu u fokusua tek politikat lehtësuese që PD ka në programin e saj për biznesin prodhues. “Ulja e taksave do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht në qytetet ku punësimi është një barrë e madhe sociale. “- tha Tritan Shehu, i cili shpjegoi edhe kushtet e rritjes së pagës minimale në të paktën 36 mijë lekë.

Kjo pagë merr vlerë si për punëtorin, edhe për biznesin dhe nuk bëhet barrë, pasi qeveria e PD do ta shoqërojë rritjen e pagës minimale me politika të tjera lehtësuese për biznesin, uljen e cmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe të shumë taksave të tjera që u zënë frymën biznesit prodhues”-është shprehur zoti Shehu. Në takimet e Përmetit, Tritan Shehu shoqërohej edhe nga kandidatja për deputete e këtij qyteti mjekja pediatre Joana Qirollari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here