Si i shpëtoi burgut “Mond Çekiçi” në shtator 2020, ja çfarë pretendonte…

0
169

Edmond Koçi i njohur si ‘Mond Çekiçi’, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm, ishte arrestuar në muajin shtator për armëmbajtje pa leje, por me kërkesë të prokurorisë, ai u lirua.

Viktima “Mond Çekiçi” në 24 shtator të vitit të kaluar u arrestua në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm.

Por pavarësisht kësaj, anëtari i Bandës së Durrësit, nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe u lirua me argumentimin se ishte i infektuar nga Covid.

Dinamika
Ngjarja e rendë ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, rreth orës 08:40 të mëngjesit. Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën.

Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin me bresheri plumbash.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here