Denoncimi/ Veliaj i lë pa ujë të pijshëm, banorët paguajnë faturat për furnizimet nga pusi…

0
89

Belind Këlliçi, një prej drejtuesve politikë të PD në Qarkun e Tiranës, ka denoncuar sot mungesën e ujit të pijshëm në zonën e Kombinatit.

Këlliçi shprehet se banorët e 9 pallateve pranë ish Fabrikës së Qelqit në “Kombinat” paguajnë detyrimin mujor të ujit të pijshëm, por ujë të pijshëm nuk kanë.

Gramozi, një nga banorët e lagjes, i tregoi Këlliçit pusin prej nga furnizohen ai dhe rreth 1000 familje fqinje.

“Nuk kemi fare ujë nga UKT, e kemi nga pusi”, shprehet banori, i cili tregon se pas një ndërprerjeje 3-vjeçare, pikërisht në Mars të vitit 2016, kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet ndërmarrjes së ujësjellësit që ka në varësi, i faturon çdo muaj.

“Ujë pusi me TVSH vetëm ne paguajmë”, tregon ai, duke shtuar se e kanë me detyrim-përcaktim furnizimin me ujë pusi.

Këta banorë të Tiranës ndonëse nuk marrin asnjë shërbim nga UKT, faturohen rregullisht, ku përveç ujit, Bashkia Tiranë mbledh taksat vendore për arsimin, pastrim-gjelbërimin, etj. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Pallatet Çabej, ku kandidati demokrat Belind Këlliçi zhvilloi takimin e radhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here