Enti i Banesave/ Ndryshojnë kriteret për të marrë kredi të butë, dokumentet që duhen

0
151

pallat i ndertuarNë rast se familja nuk paraqitet brenda 6 muajve, ministria që mbulon fushën e strehimit u kërkon bashkive dërgimin e një liste të dytë për plotësimin e numrit të kuotave të përcaktuara për atë vit buxhetor

Qeveria ndryshon kriteret për familjet, të cilat do të përfitojnë kredi të buta nga shteti. Sipas një vendimi të botuar në “Fletoren zyrtare”, masa e subvencionit të interesave të kredisë (subvencioni) për familjet, sipas aktit normativ, do të jetë e barabartë me interesin vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshjes. Këto familje paguajnë vetëm principialin e kredisë me interes 0%. Familjet që përfitojnë kredi duhet të paraqiten pranë Entit të Banesave për të rifreskuar dokumentet:

– Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, të datës 1.12.1992, nuk figuron banesë e regjistruar, ose në proces regjistrimi;

– Asnjë anëtar i familjes, që përfiton kredi të lehtësuar, të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, si biznes i madh.

– Vërtetimin për përfitimin e statusit “banor në ish pronë private”, miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak, përpara vitit 2006

– Certifikatën e gjendjes familjare të datës 1 dhjetor 1992 dhe atë aktuale

– Adresën e banesës /dhe emrin e pronarit të banesës.

 

Qytetarët të cilët nuk janë përfshirë në listat e dërguara nga Bashkitë përkatëse e, respektivisht nuk kanë përfituar statusin me vendim të Këshillit Bashkiak, për t’u përfshirë në programin e kreditimit me interes 0% duhet që duhet të depozitojnë pranë zyrave përkatëse të EKB-së dokumentacionin shtesë të mëposhtëm:

– Kopje të kontratës së qiramarrjes (me ish-ndërmarrjen komunale banesa)/ose/ autorizim apo vendim të lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara)/ ose akti i dhënies dhe marrjes në dorëzim të banesave shtetërore/apo çdo dokument tjetër të shërbyer zyrtarisht nga ish-komunale banesa, që vërteton lidhjen mes banesës së kthyer pronarit dhe qiramarrësit.

– Vendim i kthimit të pronës nga Komisioni i Kthimit të Pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuara)/ose /vendim gjykate në të cilin vërtetohet, se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm /ose / dokument të lëshuar nga ish-NK banesa për kalim prone, në favor të pronarëve/ose/ certifikatë apo vërtetim pronësie në favor të pronarit (origjinale ose e noterizuar)/ ose urdhër ekzekutimi, të lëshuar nga gjykata e rrethit për lirimin e banesës pronarit të ligjshëm.

 

Rastet
Familjet, që banojnë në banesat e emigrantëve politikë dhe ekonomikë, të cilat,

përveç dokumenteve të përcaktuara, duhet të plotësojnë edhe dokumentacionin:

– autorizim/dokument të lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv i qytetit/këshilli popullor i lagjes.

-certifikatë apo vërtetim pronësie në favor të pronarit/ose/ vendim gjykate në të cilin

vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm dhe qytetari është i pastrehë.

 

Familjet qiramarrëse, banuese në ish-pronë private në qiramarrje me pronarin, para vitit 1992, të cilat, përveç dokumenteve të përcaktuara, duhet të plotësojnë dokumentacionin si më poshtë:

– autorizim/ose/dokument të lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv i lagjes/ këshilli popullor i lagjes.

– certifikatë apo vërtetim pronësie në favor të pronarit/ose/vendim gjykate, në të cilin vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm dhe qytetari është i pastrehë (Dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.).

Familjet e policëve të vrarë në detyrë, të cilët paraqesin dokumentacionin përkatës nga Ministria e Brendshme.

 

Kontrata me bankën

Për lidhjen e kontratës me bankën, familjet, emrat e të cilëve janë miratuar me vendim të këshillave bashkiake dhe i janë dërguar bankës, kanë një afat prej 6 muaj nga data e njoftimit zyrtar që bashkia i bën të interesuarit. Afati 6- mujor fillon me datën e protokollimit të shkresës së dërguar nga bashkia, institucioneve përfshirëse, sipas pikës 21 të këtij udhëzimi. Në rast se para përfundimit të afatit 6-mujor, familja ende nuk ka gjetur banesë, paraqitet pranë EKB-së për të kërkuar shtyrje të afatit. Kjo e fundit njofton bankën për shtyrjen e afatit dhe vë në dijeni Ministrinë që mbulon fushën e strehimit. Në rast se familja nuk paraqitet brenda 6- muajve, ministria që mbulon fushën e strehimit i kërkon bashkive dërgimin e një liste të dytë për plotësimin e numrit të kuotave të përcaktuara për atë vit buxhetor. Pas tejkalimit të afatit 1 vjeçar (6+ 6 muaj) familja humbet të drejtën për lidhjen e kontratës me bankën dhe riaplikon pranë bashkisë për të përfituar nga programet e strehimit. Në rastet kur për arsye objektive, shkak për bllokimin, pezullimin apo ndërprerjen e përkohshme të kreditimit dhe për tejkalimin e këtyre afateve (6+6muaj), bëhet njëri nga palët e marrëveshjes së lidhur, nuk llogaritet koha nga momenti i bllokimit deri në rifillimin e procedurave.

 

 Talasemikët pa gjak, akuzat: Mjekët nuk u japin ilaçet e duhura

Shoqata e pacientëve talasemikë kërkon zbatimin e protokollit të mjekimit. Drejtuesit e saj shprehen se në jo pak raste mjekët nuk zbatojnë skemën e duhur të medikamenteve, i zvarrisin pacientët nga një shërbim në tjetrin. Ndërkohë që problemet shëndetësore nuk janë të vetmet për këta pacientë. Talasemikët nuk konsiderohen si persona me aftësi të kufizuar, ata u nënshtrohen tarifave njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë, pavarësisht se ata janë kontigjenti që kanë nevojë për gjak e mjekime. “Fatkeqësisht, e them për turp e faqe të zezë, nuk zbatohet protokolli mjekësor. Këta marrin 97 mijë lekë në muaj që vijnë 3-4 herë në spital të shoqëruar me prindër. Me hemoglobinë 6 hyjnë në konkurs për shkollë, i kërkojnë 400 mijë lekë. Me një fjalë talasemikët nga ana ekonomike nuk kanë asnjë privilegj”, – thotë Bardhyl Musai, kryetar i shoqatës së pacientëve me talasemi. Këto deklarata u bënë gjatë një seance dëgjimore për problemet që kanë fëmijët, në komisionin parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Në këtë seancë janë ngritur edhe problemet me të cilat përballen fëmijët me HIV AIDS. Këta fëmijë përballen më vështirësi në arsimim, pasi paragjykohen por edhe me kosto të larta, pasi shërbimet ofrohen vetëm në Tiranë. “Edhe sot ne kemi një fëmijë në rrethinat e Tiranës që e ndjek mësimin në klasë, në bankën e fundit dhe para tij tre reshta bankash bosh, çka bën që ai të ndihet i izoluar, ndërkohë që dihet bashkëjetesa me fëmijët e tjerë nuk sjell asnjë pasojë për shëndetin e bashkëmoshatarëve dhe nxënësve të tjerë të klasës. Duke qenë se të gjitha shërbimet për HIV AIDS janë të centralizuara në Tiranë, pra ofrohen këtu, atëherë prindërit janë të detyruar që çdo muaj të paraqiten qoftë dhe për një diagnozë këtu në Tiranë. Kjo rrit barrën financiare të familjeve të fëmijëve, dhe një pjesë e kësaj bare i takon pushtetit lokal”, – tha Olimbi Hoxhaj, nga shoqata e personave që jetojnë me HIV AIDS.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency