Vjosa Osmani: Serbia duhet ta pranojë peshën e krimeve kundër shqiptarëve

0
163

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, ka thënë se Serbia kreu gjenocid dhe ‘ne ishim viktima të këtij krimi’.

“Dhuna mbi viktimat e gjenocidit serb është sistematike, nga vrasja e viktimave e deri në fshehjen e tyre. Praktika sistematike e zhdukjes me dhunë është krim kundër njerëzimit dhe element i gjenocidit”, tha Osmani.

Osmani theksoi se Serbia duhet ta pranojë peshën historike të kryerjes së gjenocidit kundër shqiptareve.

“Serbia duhet të jep informata për dhunën sistematike ndaj viktimave dhe vendndodhjen e qytetarëve tonë të pagjetur.

Ne nuk mund të heshtim përderisa lotët e këtyre nënave po vazhdojnë edhe sot. Zëri i këtyre viktimave nuk mund të heshtet”, tha Osmani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here