E tmerrshme/ Anxhelina, vajza nga Berati që gjeti vdekjen nga dora e të atit…

0
127

Anxhelina Petro, shqiptare, lindur në Berat më 16 maj 1990, është vajza fatkeqe e cila sot gjendet në morgun e Korfuzit, e vrarë dhe e varrosur nga dora e babait të saj që e lindi.

Anxhelina ka refuzuar të ndahej nga i dashuri i saj afgan, pavarësisht kërkesave të pareshtuara të babait të saj dhe grindjeve.

Ajo nuk e ka pranuar ndarjen, deri ën atë pikë sa i mori edhe jetën.

Ka qënë i dashuri i saj afgan që e ka denoncuar zhdukjen e vajzës së re mëngjesin e së mërkurës dhe ka dëshmuar se ajo kishte grindje në shtëpi për shkak të lidhjes së tyre. Kjo ka bërë që policia të mbledhë me shpejtësi informacionin që çoi në zbulimin e vrasjes makbre.

Anxhelina kishte punuar muajt e fundit në një biznes në Korfuz.Hetimet vazhdojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here