Plas keq debati fetar në Kuvend/ Gjoni: Shpopullimi do të bëjë që këtu të ngelen vetëm gra me shami, i kthehet Valteri: Laj gojën kur…

0
119

Ne sancën e sotme plenare të Kuvendit, ka plasur keq debati mbi baza fetare.

Debati fillimisht u iniciua nga deputeti i opozitës Ralf Gjoni, i cili gjatë fjalimi të tij në një pjesë kur po fliste për shpopullimin u shpreh se largimi i njerëzve do të bëjë që në Shqipëri të ngelen vetëm pleq si Spartak Braho, fëmijë kriminelësh ose gra të mbuluara me shami.

Pas përfundimit të fjalës së deputetit Gjoni, ka ndërhyrë drejtuesja e seancës plenare, Vasilika Hysi e cila i ka tërhequr vrejtje për gjuhën fyese.

Kësaj fraze të artikuluar prej deputetit opozitar iu përgjigj dhe deputeti Halit Valteri, i cili u shpreh se Gjoni duhet të lajë gojën mirë kur flet për zonjat me shami, pasi ato janë shumë herë më të nderuara se ti.

“Le ta lëmë fenë jashtë kësaj sale. Kur të flasësh për gratë me shami laje gojën mirë se janë shumë herë më të nderuara se sa ti.

E nderuar Vasilika, njerëz që janë islamofob kaq të thekur le t’i lëmë jashtë parlamentit. Për sa i përket Erdoganit do doja ta kisha mik pos më ka lidhë jeta”.- tha Valteri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here