Basha takim me taksistët: Heqim taksën “Rama” për karburantin, çmimi i naftës do ulet me 240 lekë,

0
77

Nga Lulzim Basha

Sot u ndala në disa pika të Tiranës, ku u takova dhe bisedova me taksistë, të cilët janë ndër kategoritë e biznesit të vogël më të goditura nga karantina dhe nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vendin në çdo sektor të ekonomisë.

Taksistët shqiptarë paguajnë sot çmimin më të lartë të karburantit në kontinent, tarifa të larta të liçensimit dhe kosto të rritura nga burokracitë e panevojshme. Shërbimi i taksive në Shqipëri është një shërbim model krahasuar me rajonin, ndërsa trajtimi grabitqar nga qeveria i ka rrënuar ekonomitë e tyre modeste.

Këto probleme të taksistëve sot janë në fakt problem i gjithë sipërmarrjes së vogël. Ndaj dhe propozimi dhe plani ynë me 5 pika për këtë sektor, sektorin e biznesit të vogël parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm.

Nuk është një shumë marramendëse që nuk përballohet dot nga buxheti i shtetit, nëse hiqet dorë nga vjedhja dhe shpërdorimi që vazhdon dhe sot që flasim me afera korruptive të përditshme. Edhe sipërmarrja mund të ndihmohet edhe njerëzit që kanë humbur vendin e punës mund të ndihmohen me 160 mijë lek në muaj edhe ata që rimerren në punë mund të ndihmohen duke i dhënë punëmarrësit që i rimerr në punë 200 mijë lek për t’i rimarrë në punë ata që është detyruar t’i heqë gjatë pandemisë edhe pensionisti mund të përfitojë atë 20 mijë lekësh për të bërë shpenzimet shtesë të pandemisë.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon heqjen e taksës “Rama” për karburantin, që do të ulë çmimin e naftës me 240 lekë, luftimin e monopoleve në këtë sektor dhe rikthimin e konkurrencës së ndershme. Bashkë do t’i rikthejmë frymëmarrjen edhe këtij sektori të ekonomisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here