Shqipëria u prek nga koronavirusi/ Këto janë 10 rregullat bazike që duhet të ndiqni!

0
457

Dje, ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para të infektuar me koronavirus në vendin tonë. Bëhej fjalë për babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç, të cilët po trajtohen te infektivi në QSUT.

Ata kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Ndërkohë, që situata është alarmante, ju sjellim edhe një herë në vëmendje rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi të publikuara nga ministria e Shëndetësisë.

10 rregullat për t’u ndjekur:

1-Lani shpesh duart.

2-Shmangni kontaktet e afërta me personat që kanë sëmundje dhe probleme respiratore.

3-Mos prekni sytë, hundën dhe gojë me duar, mbani duart larg fytyrës.

4-Mbuloni me dorë hundën dhe gojën nëse teshtini apo kolliteni.

5-Mos merrni në farmaci antibiotikë apo antivirale me mendje tuaj, por vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.

6-Pastroni sipërfaqet me dezinfektues apo solucione me bazë alkooli dhe klori.

7-Përdorin maskat e fytyrës vetëm nëse dyshoni se jeni të sëmurë apo jeni pranë një personi të sëmurë.

8-Produktet MADE IN CHINA dhe pakot e ardhura që andej nuk paraqesin rrezik.

9-Kontaktoni në numrin jeshil 1500 nëse keni temperaturë ose jeni kthyer nga kina në më pak se 14 ditë.

10-Bagëtia dhe kafshët bujqësore nuk e përmbajnë koronavirusin e ri dhe nuk paraqesin rrezik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here