Zgjedhjet në Mal të Zi, Vjosa Osmani fton shqiptarët të votojnë shqip

0
170

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi që të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit e të votojnë  masivisht.

Ajo ka thënë se shqiptarë atje kanë merita të theksuara për arritjen e pavarësisë së Malit të Zi, për stabilitetin politik atje dhe për procesin e integrimit europian dhe të anëtarësimit në NATO.

“Me votën tuaj për përfaqësuesit shqiptar, të partive shqiptare, më 30 gusht do të forconi më tej praninë tuaj në jetën publike të Malit të Zi dhe do ta ridëshmoni rolin tuaj historik në ndërtimin e jetës institucionale dhe në stabilitetin e këtij vendi dhe do të kontribuoni në krijimin e paqes së qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Në zgjedhjet e 30 gushtit, ju ftoj të #votonishqip!”, ka shkruar Osmani

Statusi i plotë i saj:

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here