Statistika e INSTAT / Berisha: Gjergji qesharak i Ramës mashtroi, ekonomia drejt greminës

0
156

 

 

 

berisha kuvendIsh-kryeministri Sali Berisha përgënjeshtroi dje statistikat e fundit të INSTAT të cilat pohonin se gjatë vitit 2015 ekonomia ka rritje me 2.55%. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha akuzoi për mashtrim me shifrat kryeministrin Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të INSTAT-it Gjergji Filipi, duke pohuar se ekonomia po ecën drejt greminës. “Statistikat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare është në rënie të lire. Me gjithë këto, Rama dhe Gjergji i tij qesharak thotë se në tremujorin e dytë të vitit 2015 ekonomia u rrit me 2,55% dhe sipas tyre kjo rritje ka ardhur nga rritja e ndërtimit, ndërkohe që prej një viti në Shqipëri ndërtimi është sektori i ndaluar me vendim qeverie dhe nuk jepet asnjë leje ndërtimi apo rindërtimi. Kështu, sipas tyre, nga gushti i vitit 2014 në gushtin e vitit 2015 eksportet në total u ulen me 17%, çka do te thotë të paktën 17% me pak punësim dhe te ardhura nga eksportet, të ardhurat doganore dhe tatimore u ulen me 13%, kredia për ekonominë ra me 1,2%, bujqësia ke rëne në – 0,16%, shërbimet kanë rënë me -0,1%”, – shkruante Berisha. Më tej, ish-kryeministri theksoi se gjatë tremujorit të dytë pati një rënie të konsumit të përgjithshëm të mallrave. Sipas tije prej më shumë se 9 muaj kjo qeveri nuk ka inauguruar asnjë kilometër rrugë, asnjë inaugurim shkolle apo spital. “Ndërtimi është ndaluar me urdhër ekzekutiv. Dhe për t’i vënë kapakun mashtrimit të tyre për rritjen ekonomike, pohojnë se në tremujorin e dytë pati rënie të konsumit të përgjithshëm të mallrave. Po kaq qesharak është pretendimi i tyre se rritja vjen nga ndërtimi në sektorin publik në një kohë që nuk kanë inaguruar as dhe një kilometër rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkollë apo spital, jo në tremujorin e dytë por as dhe në të gjithë 9 mujorin e këtij viti”,- përfundoi Berisha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here