Kina miraton vaksinën e parë antiCovid-19

0
123

Kina ka dhënë miratimin e saj të parë për një vaksinë të mundshme kundër Covid-19. Ajo është Ad5-nCoV, e zhvilluar nga ”CanSino Biologics” në bashkëpunim me Institutin Bioteknologjik të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

”Hapet drita jeshile për prodhimin e mundshëm masiv në rast të kthimit të pandemisë”, shpjegoi Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale të Kinës, e cituar nga rrjeti shtetëror CCTV.

”Miratimi është marrë që më 11 gusht, por tani pritet konfirmim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë së produktit të zhvilluar”, tha grupi nga Tianjini në një deklaratë, titujt e të cilit kanë shënuar rritje të konsiderueshme në tregun e aksioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here