Fushata elektorale, Meta takim nesër me shqiptarët në Londër

0
193

Kryetari i Kuvedit Ilir Metado të zhvillojë një takim ditqn e nesërme në Londër, me komunitetin e shqiptarëve aty.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Ylli Shehu, i cili përmes një mesazhi në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se takimi do të fokusohet te vota e emigrantëve, politikat ekonomike e sociale dhe arsimimi i të rinjve.

Statusi i Shehut:

Përshëndetje! Të dashur miq, shqiptarë që jetoni në Londër ose në zona të tjera të Anglisë! Më lejoni të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm: Ditën e premte, datë 24 mars, në orën 19:00, ju ftoj të merrni pjesë në një takim të komunitetit shqiptar. Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam kënaqësinë t’ju njoftoj se në këtë takim do të na nderojë me pjesëmarrjen Kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Ju ftoj të merrni pjesë jo vetëm sepse është takimi i parë i këtij formati me diasporën shqiptare në Angli, por se z. Meta vjen këtu jo për të bërë politikë me ju, por për t’ju dëgjuar se si mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë, se si mund të integrojmë në programin tonë elektoral shqetësimet tuaja, kërkesat dhe sugjerimet. Vota e emigrantëve, politikat ekonomike e sociale, arsimimi i të rinjve, etj do të jenë objekt i këtij takimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here