Miratohen masat e reja për parandalimin e Covid-19

0
108

Qeveria e Kosovës, ka vendosur masat e reja për parandalimin e Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se masat hyjnë në fuqi nga data 7 prill dhe do të rishikohen sërish më 18 prill.

Sipas mediave të Kosovës, qytetarëve do të ju lejohet lëvizja e lirë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, përveç rasteve të emergjencave shëndetësore.

Ndërkohë, restoranteve, do të ju lejohet të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “shërbim me porosi” dhe “drive thru”.

Sakaq,  marketet, farmacitë dhe furrat si dhe institucionet parashkollore do të vazhdojnë të rrinë të hapura.

Konviktet dhe mensat do të pezullojnë aktivitetet nga data 7 deri më datën 18 prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here