Shqipëria, një vend ku heshtin specialistët e bilbilojnë gjithologët…

0
120

Nga Ilir ALLKJA

Në morinë e gjithologëve e anal-istëve që përpiqen të apasionojnë shqiptarët me (pa) dituritë e tyre, po lexoja në një portal konstatimet e një drejtori periferik, i angazhuar në prodhimin e lajmeve dhe informacioneve të gjithçfarëllojshme!

E kam dëgjuar shpesh herë si urgjencolog, herë si psikolog, diku tjetër si neurolog e madje edhe si prokuror mjekësh.

Më së fundmi drejtorin e rilindjes e kemi parë shpesh të japë intervista si infeksionist, virolog e madje si epidemiolog, dhe po mundohet fort që t’i afrohet publikut me gjykimin e formimin e tij që çalon kudo, gjoja si nje specialist gjitholog!

Bravo, goxha protagonizëm i (pa) nderuar drejtor!

Gjykimit të tij personal, konkluzioneve me bazë mungesën e theksuar të njohurive në fushën e epidemiologjisë i shtohet zelli prej militanti protagonist për t’i shërbyer sa më shumë rregjimit të rilindjes, pasi kjo është kontrata për të cilën është emëruar.

Shqipëria ka plot epidemiologë të shquar, një pjesë e mirë e të cilëve kontribuojnë në Gjermani, Zvicër, Francë, USA etj, por ata jo vetëm që nuk ftohen, nuk ju krijohet terreni të kontribuojnë për vendin e tyre, por mbahen qëllimisht larg, sepse kjo qeverri, ashtu sikundër etërit e tyre i urren njerëzit e ditur e me integritet ndërsa çmon shërbëtorët injorantë!

Ky gjitholog vëren se dukuri të Sars-Cov2, paska shkaktuar sëmundjen e COVID-19. Gabon z. drejtor, Sars-Cov2, nuk shkakton sëmundjen e COVID-19 por është virusi Covid-19 që shkakton sëmundjen e SARS-Cov2 ( besoj ke mesuar disa fjalë anglisht; Severe acute respiratory syndrome coronavirus 2), është gjithmonë virusi që shkakton sëmundje e jo sëmundja shkakton virus, ok drejtor!

Une si mjek të keshilloj të lexosh më shumë, jo për gjë, por se vetem posti i drejtorit stë bën të mençur, duhet dhe leximi.

Drejtor duhet të dish që epidemiologjia është një guri i themeli në shëndetin publik, e jo gjithologjia, dhe janë epidemiologët ata që marrin vendimet e politikave dhe praktikave duke u bazuar në prova duke identifikuar faktorët e rrezikut për sëmundjen në përgjithësi e të SARS COV-2 në vecanti, jo siç vepruat ju, komiteti i ekspertëve, që përltahët kryeministrin e dalëduarsh në masat më represive që janë marrë në histori ndaj popullit shqiptar!

Ne nuk ju harrojmë, ky popull nuk harron, historia nuk ju harron drejtor, ju ja thelluat varfërinë, vuajtjet e skamjet këtij populli, ja morët shpresat duke u bërë kusilingë me çmendinën qeverisëse!

Epidemiologët dhe jo militantët qofshin dhe mjekë, merren me hartimin, studimin, mbledhjen dhe analizën statistikore të të dhënave, interpretimin dhe shpërndarjen e rezultateve, përfshirë informimin e popullatës, kolegëve dhe rishikimin sistematik të rasteve si dhe percjelljen e masave të keshilluese qeverisë.

Në fakt nëpër popullatë qarkullojne legjenda se juve, ekspertëve, jua cakton qeveria interpretimet e rasteteve e madje dhe numrin e testimeve, perqindjen e të infektuarve e madje dhe vdekjet! (!)

Sido që të shkruaj unë e kolegë të mij, që të parin kemi profesionin e jo partinë, gjithsesi ju do të përsoseni si shërbëtorë të rregjimit e jo të këtij populli të shumë vuajtur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here