Mediu: Ne kemi vendosur në themel ekonominë…

0
136

Fatmir Mediu Kandidati i 7 ne listen e kualicionit ”PD-Aleanca për Ndryshim” zhvilloi takime me banorë dhe biznese në Njësinë nr.5 në Tiranë.

Ai kërkoi mbështetjen për koalicionin “PD-AN” pasi zgjedhjet e 25 Prillit jane me rendesi historike per ti dhene fund shkaterrimit te shtetit, ekonomise dhe familjes nga regjimi i korruptuar i Edi Rames.

Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi:

“Ne duhet të fitojmë atë që kemi ëndërruar të gjithë, qeverisje qe I sherben njerezve, e cila garanton liri dhe dinjitet, mundesi ekonomike, mbeshtet biznesin, për shqiptaret, për familjet, dhe krijon punesim. Pa familje nuk mund të ketë as komb, nuk mund të ketë as Shqipëri. Ne kemi vendosur uljen e taksave me taksen e sheshte 9% sepse eshte mundesia oer te mbeshtetur biznesin dhe cdo qytetar per te garantuar me shume te ardhura dhe paguar me pak taksa. Ne besojmë se taksat e ulta garantojne, një administrim më te drejtë në xhepat tuaj, se sa administrimin per interesa korruptive që i bën Rama. Prandaj 25 Prillin nuk duhet t`a shikojmë thjesht si zgjedhje politike, por duhet t`a shikojmë si një bashkim të shqiptarëve, të njerëzve të mirë, kundër një të keqeje, e cila na ka zaptuar, jo thjesht qeverinë, jo vetëm shtetin, por ka zaptuar jetën tonë, lirinë dhe dinjitetin tonë. Prandaj angazhimi ynë në zgjedhjet e 25 Prillit, është një detyrë e jashtëzakonshme, për të rikthyer vlerat që ne dëshirojmë që të gjithë, të gëzojmë lirinë dhe dinjitetin që na e ka falur Zoti. Paga minimale, paga e arsimtarëve, paga e mjekëve, në të gjithë rajonin, janë shumë herë më të larta se sa janë në Shqipëri. Shëndetësia, arsimi është në një kualitet shumë herë më të lartë sesa Shqipëria. Po pse ndodh kjo? Se pavarësisht nga problemet, atje ka një qeverisje, e cila përpiqet t`i japë mundësi dhe shanse qytetarëve të vet, kurse këtu ndodh e kundërta. Si “Aleancë për Ndryshim”, ne kemi vendosur në themel ekonominë. Sepse ekonomia është ajo që në fund të fundit na jep shanse për të jetuar më mirë, na jep shanse gjithmonë për të parë se cfarë duhet të bëjmë për të rritur mirëqënien tonë familjare, dhe mirëqënien dhe ekonominë tonë kombëtare, sepse pamundësia për të punuar, vjen nga shkatërrimi i vazhdueshëm që qeveria i ka bërë bizneseve, nëpërmjet taksave të larta, pabarazise perballe ligjit. Ne kemi mundësi që t`a ndryshojmë kete realitet te mjerueshem dhe për t`a ndryshuar e kemi në dorë vetë, me votën tonë. Prandaj është e domosdoshme që në 25 Prill duhet të dalim dhe të votojmë, duke besuar që Shqipëria i duhet të ndryshojë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here