‘Koalicionet’/ Bylykbashi: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej! Ai humbet më 25 prill

Anëtari i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha në “Ilva Now” se letra që iu dërgua OSBE-ODIHR për mosmarrëveshjet mes palëve është bërë me konsultim nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai tha se Partia Demokratike, por edhe opozita shpreson në reflektimin e PS-së, ndërsa shtoi se kjo e fundit është nën mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar.

“Me daljen e dekretit të presidentit të Republikës, që nga ajo ditë partitë kanë të drejtë të regjistrohen në KQZ. Ne thamë që ajo letër është bërë në koordinim dhe në konsultim me faktorin ndërkombëtar. ODIHR është shprehur që të përgjigjet për asistencë nëse këshilli na kërkon mendim. Le t’i japim kohë PS edhe pak që ta mbledhë mendjen dhe ta kuptojë që në sy të publikut po lë nam me këtë sjellje. Faktori ndërkombëtar po mban shënim shumë fort. Ka edhe pak kohë për të vendosur. Le t’ia lëmë vendimmarrjeve tona se si do të ecim më teJ. PS është offside gjatë gjithë kohës. Unë e besoj se partitë e vogla, të mesme janë të kënaqura me këtë Kod Zgjedhor”, tha ai.

Ai kritikoi qëndrimin e PS-së, e cila me formulën e saj pretendon se ka hapur listat zgjedhore. Z. Bylykbashi thotë me tej se kryeministri Edi Rama e përdori çështjen e hapjes së listave për të mashtruar shqiptarët.

“Lista nuk është 100% e hapur dhe PS thoshte se 1/3 mund të jetë e mbyllur dhe nuk guxon ta prekësh. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësi që rirendisin të gjithë listën. Ti cakton vetëm emrat, se kush hyn në Parlament e caktojmë ne (votuesit). Ne është e kotë që hyjmë në këtë diskutim sa kohë Këshilli politik ka ngecurtek  funksionimi, sepse nuk ka konsensus. Edi Ramës e shfrytëzoi listën e hapur për të mashtruar shqiptarët për të bërë heqjen e koalicioneve. Rama e ndryshoi kushtetutën për heqjen e lokacioneve, dhe gënjeu të gjithë për listat. Këtë e bëri”, tha ai.

Përfaqësusi i PD-së në Këshillin Politik u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama do të humbasë në zgjedhjet e 2021. Sipas tij, meraku më i madh i shefit të mazhorancës është tek mimimizimi i shkallës së humbjes në garën zgjedhore.

“Shqiptarët i japin rendësi rregullave të barabarta në një lojë të ndershme. Ai që është duke humbur nuk dëshiron t’i ndërrojë rregullat e lojës. Tentativa e Edi Ramës është se si të humbasë sa më pak.  Edi Rama në vitin 2021 humbet zgjedhjet, çështja është sa do të humbasë? Do humbasë më thellë apo më pak. PD dhe opozita është bërë gati për ta hequr Edi Ramën nga pushteti, me zgjedhje, me çfarë do lloj sistemi që do. Kjo të jetë e qartë. Edi Rama ikën nga pushteti më 25 prilli 2021”, tha ai.

Bylykbashi deklaroi se ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë koalicionet dhe është e përcaktuar qartë se partitë propozojnë kandidatë për deputetë dhe jo koalicioni sicc po kërkon Partia Socialiste që të veprohet.

“PS hoqi nga ndryshimet kushtetuese frazën ku thuhej ‘ndalohen koalicionet zgjedhore’, nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Pasi u tërhoq, tani flet për ndryshimin e modelit të koalicioneve”, tha z. Bylykbashi.

Sipas tij lejimi i formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është rekomanduar asnjëherë nga ODIHR që të hiqet si praktikë. “Nuk ka një rekomandim të vetëm të ODIHR që godet këtë pjesë”, tha ai.

Z. Bylykbashi shtoi më tej se, Rama nuk i ndalon dot koalicionet dhe ndaj po përpiqet që të ndryshojë formulën.

“Neni i Kushtetutës nuk përcakton se si formohen koalicionet. Koalicionit i është hequr e drejta për të propozuar kandidatë. Sot e kësaj dite, partitë e koalicionit janë ato që propozojnë kandidatë, nuk e bën koalicioni. Ata (PS) thonë se koalicioni bën propozimin e kandidatëve por këtë gjë Kushtetuta nuk e lejon”, tha më tej ish-deputeti i PD.

“Duke qenë i qartë nën dajakun e ndërkombëtarëve, se koalicionet nuk i heq dot, tani po kërkon që të ndryshojë rregullat. Por rregullat nuk ndryshohen dot më pak se një vit para zgjedhjeve”, tha z. Bylykbashi.

Ai shtoi se PD do të pranojë çdo gjë që imponohet nga ndryshimet kushtetuese, duke përmendur fakti ne caktimit të një pragu kombëtar, që në zgjedhjet e kaluara nuk ka qenë.

“Tani Kushtetuta parashikon prag kombëtar, ky është një fakt, nuk e vëmë në diskutim”, tha z. Bylykbashi.

‘Koalicionet’/ Bylykbashi: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej! Ai humbet më 25 prill

Aksident në Laç, 2 makina përplasen me

‘Koalicionet’/ Bylykbashi: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej! Ai humbet më 25 prill

Kosta Barka: Eksperimenti fiskal i një qeverie

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko