Berisha Dumanit: Pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje vrasjen e rojes së TCH

0
80
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD, Sali Berisha i ka drejtuar një pyetje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Berisha iu drejtua Dumanit, pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje terroristin që shkrehu breshëri mbi TCH dhe vrau rojen e pafajshme aty.

“Ky është Altin Zamani, ky kriminel që arkivon krimet më monstruoze elektorale ndaj shqiptarëve.

Ky kriminel që arkivon dhe fsheh lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe lejtnantëve të tij.

Do i bëjmë një pyetje sonte: po pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje ti terroristin që shkrehu breshëri mbi Top Channel dhe vrau rojen e pafajshme aty?

Ka 6 muaj që policia e shtetit ka deklaruar se është kapur autori i aktit terrorist.

Atëherë, çfarë ke ti, kush të urdhëron ti?

Edi Rama të urdhëron të fshehësh një terrorist që vrau një njeri të thjeshtë?

Vrau një roje. Po pse çfarë ishte ai, njeri pa emër ishte ai që u vra në krye të detyrës.

Ja pra miq, ky është Altin Zamani, që ka vetëm një preokupim madhor se duhet të ndryshojë Kushtetutën për karrigen për menderen e tij.

Pas 9 vitesh, edhe Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë gjithnjë kanë pasur 7 apo 9 vite.

Kurse atij i duhet Aranit Çela avi, përjetë.

Të jesh i bindur se mund ta ndryshojnë këta hajdutë Kushtetutën, por asgjë nuk të shpëton ty nga ligji dhe drejtësia.

Nga Kushtetuta dhe e drejta”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here