Artur Metani vepron sipas urdhrave të Edi Ramës! I bëj sërish thirrje Veliajt të dorëhiqet

0
61
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar edhe raportimin e sotëm të drejtuesit të Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Sipas Berishës, ai vepron sipas urdhrave të Ramës. Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje Erion Veliajt që të dorëhiqet.

“Sot, një nga kriminelët e aferës së djegësave, Artur Metani, ishte edhe ai në parlament.

Deputetja Elda Hoti e pyeti a ka afat ligjor për zbardhjen e vendimeve nga gjykata.

Ka, por nuk tha se gjykatat vendimet i vonojnë tre herë, pesë herë, dhjetë herë jashtë afatit ligjor.

Se qindra të paraburgosur u liruan dy vite në paraburgim pa marrë vendimin e gjykatës.

Apo mbetën pa u liruar.

Miqtë e mi, të gjitha këto janë urdhrat e Edi Ramës.

Të gjitha këto vijnë nga zyrat e Edi Ramës.

Ndaj dhe kjo betejë mbyllet vetëm me fitoren, me triumfin tonë.

Erion Veliaj, të shoh që si hije, si hienë fshehtas kalon nga  vend në tjetër. Zyra të ha, zyra të tmerron.

Jep dorëheqjen se edhe njëherë të them, do varesh në shtyllën e turpit bashkë me Altin Zamanin, këtë mercenar që të mbron ty.

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.

Ftoj qytetarët të bashkohen me ne, se shqiptarët, se kjo është beteja më jetike që shqiptarët kanë zhvilluar ndonjëherë në histori.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here