Degradimi i Rilindjes/ Sebep i madh në Ministrinë e Bujqësisë, Anila Denaj i feston ditëlindjen zëvendësit të saj dhe e vlerëson për “punën e palodhur”

0
146

Që Edi Rama dhe qeveria e tij s’kanë më asgjë për të ofruar tanimë nuk e dyshon më njeri. Vit pas viti pushteti i Rilindjes ka degraduar mes skandaleve, propagandës dhe korrupsionit të ngritur në sistem.

Ministrat e tij janë veçse disa figurina, pa personalitet politik dhe pa asnjë vizion për të çuar përpara sektorët që kanë në ngarkim. Mes tyre nuk bën përjashtim as ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Një ditë më parë ajo ka hedhur në faqen e vet në Facebook disa foto nga festa e një ditëlindje, organizuar në ambientet e brendshme të Ministrisë së Bujqësisë. Sebepçiu ishte zv.ministri Arjan Jaupllari, për të cilin Denaj thotë se ka qenë gjithmonë pranë fermerëve dhe se ka bërë një punë të palodhur.

Sa qesharake aq edhe ulëritëse është jo ditëlindja në vetvete e zv.ministrit, por degradimi i zyrave të shtetit për ahengje ku njerëzit e Edi Ramës falënderojnë e i thurin lavde njëri-tjetrit.

Nuk po e shtrojmë si çështje fare që festa brenda ministrisë mund të jetë organizuar në orarin zyrtar të punës. Ky si shqetësim do të ishte i denjë për vendet nordike. Në një vend si Shqipëria festimi i ditëlindjeve brenda zyrave të shtetit dhe publikimi i pamjeve në rrjetet sociale është normalizuar.

Madje ministrat e Edi Ramës rrezik e konsiderojnë këtë edhe si punë. Nuk është çudi që Anila Denaj e përfshin te Karta e Performancës, faktin që ka festuar ditëlindjen e zëvendësit të saj dhe më pas pamjet i ka hedhur në rrjetet sociale.

Shembujt e banalizimit e përdhosjes së shtetit përgjatë qeverisë së Edi Ramës janë të shumtë. Ky ishte veçse i radhës e me siguri nuk ka për të qenë i fundit. Sepse fundja askush prej ministrave nuk është se bën ndonjë punë të madhe. Thjesht i nënshtrohen përditë budallallëkut të postimit në rrjetet sociale të gjithçkaje që bëjnë. Nuk ka rëndësi çfarë postojnë, thjesht të postojnë. Kjo është edhe kryeporosia që iu ka dhënë kryeshakaxhiu i përparimit, Edi Rama. ©LAPSI.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here