Ky frut, nga jashtë ka ngjyrë të bardhë, brenda ngjyrë rozë është në formë të dredhëzës dhe ka shije ananasi. Në Australi shumë shpejt do të dalë në shitje ky frut, hulumtuesit Australian kanë katër vite që përpiqen për të provuar këtë shumëllojshmëri të frutave në një frut të vetëm, transmeton lajmi.net.
Megjithatë pritet që fruti të importohet edhe në Evropë dhe Amerikën Jugore.
Aktualisht fruti është në shitje në një dyqan në Australi “Bunnings”, dhe shumë shpejt pritet që të përhapet.
Importuesit Australian kanë thënë se ky frut synohet të jetë i atillë që të rritet në oborrin e shtëpisë.
Fruti i “çuditshëm” , pritet të dalë në treg nga 11 prilli.