Ka edhe kështu, shkruan mesazhe me vetveten dhe nuk e kupton përgjatë gjithë natës…

0
145

Martin MnNally, 29 vjeçar nga Skocia, një natë doli të argëtohet me shoqëri, duke pirë pije alkoolike dhe duke luajtur lojëra të ndryshme Por gjithçka që e bënë më qesharake këtë natë është kur ai fillon të ketë një argument me mesazhe telefonike me vetën e tij, transmeton lajmi.net.

Gabimin e tij nuk e kuptoi deri të nesërmen kur iu largua pija dhe erdhi në formë.

Mesazhet që po i vinin në telefon Martinit, ishin thjesht thirrje të humbura të një telefonate që i është bërë më herët.

Ai vazhdon t’i dërgojë mesazhe thirrjes së humbur pa kuptuar asnjëherë se çfarë po bënte.

“Mjaft më telefonuat, jam duke ju telefonuar unë”, shkruan ai, ku ai vazhdon të marrë të njëjtin mesazh herë pas here.

Argumenti i tij kishte zgjatur pothuajse disa minuta, duke rezultuar kështu në një varg të thirrjeve dhe mesazheve, të cilat i kuptoi vetëm të nesërmen, duke e bërë një ndër historitë më qesharake të jetës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here