Fuga: Për të mirën e Partisë, fus në gojë lëpirësen që ma japin njerëz të panjohur në rrugë!

0
91
Artan Fuga, gjate nje takimi te "Forumit per Liri dhe Demokraci", ne hotel Tirana./r/n/r/nArtan Fuga, during a meeting of the "Forum for Freedom and Democracy", in Tirana hotel.

Prova se kemi Kuvendin më të keq në historinë e Shqipërisë të qindra viteve!

Nga Artan Fuga

Më kanë bombarduar në të gjitha platformat që komunikoj duke më dërguar pafund një “kamera të fshehtë”, mjeshtrore të prodhuar nga ekipi i të talentuarit të madh Ismet Drishti, ku një deputet tërhiqet në emër të urdhërit të shefit të vet partiak në një cep rruge te Komuna e Parisit, dhe për të bërë gjoja testin e Covidit19, merr në gojë dhe e llokoçit atje një lëpirëse!

Unë mendoj se kjo nuk është një çështje personale që ka të bëjë me personin në fjalë që e mori në gojë topin e karameles, ai është në njohjen time një njeri që në jetën private është human, i njerzishëm, nuk bën kurrë keq, me nivel inteligjence jo më të ulët se mesatarja e kombit, pra është njeri si të gjithë ne.

Por, çfarë ka një deputet si ai dhe shumë të tjerë që mesatarja e kombit nuk e ka, çfarë ai nuk si ne, dhe ne si ai?

Por më parë, them edhe që disa media këtë po e trajtojnë si kamera të fshehtë, por ajo është në fakt një test psikologjik gjigand, një eksperiment matës i shkëlqyer, një studim piskosocial i padiskutueshëm që realizon ekipi, për të matur :

– shkallën e bindjes të verbër të deputetit ndaj urdhërit të paqenë të bosit të vet në Kuvend a në parti
– shkallën e infantilitetit ku bie deputeti pikërisht për të mos bërë dysh urdhërin e partisë dhe të bosit të vet qoftë edhe për t’u poshtëruar në një cep rruge për të marrë në gojë lëpirësen si test nëse ka shije apo jo
– shkallën e automatizmit të verbër të deputetit që i bindet jo vetëm hierarkisë së vet, por edhe të të panjohurve që e marrin në telefon në emër të partisë për të kryer veprime absurde dhe qesharake në emër të partisë që as një fëmijë nuk do t’i bënte.
– shkallën e gatishmërisë të shkeljes të të gjitha rregullave dhe humbjen e çdo sensi kritik për të rrezistuar ndaj veprimeve që infektojnë të aktorëve në emër të partisë, pra shkeljen e të gjitha normave juridike dhe administrative të pandemisë në emër të partisë

Të gjithë mund të biem viktima të kamera të fshehta. Te gjithë jashtë syrit publik kryejmë veprime sikurse quhen “familjariteti”, të gjithë kemi anën tonë budallaqe, qesharake, infantile. Pa përjashtim. Pra si njeri privat nuk gjykohet keq deputeti.

Mirë, sikurse e thashë, kjo nuk ishte një kamera e fshehtë, ky ishte një test psikologjik që analizon me një inteligjencë të pashoqe filozofinë politike që na sundon.

Aty kupton më në fund se përse kur i sheh si votojnë a diskutojnë nëpër komisione dhe në senaca plenare shumë e shumë deputetë militantë, pyet më kot : Ore a kanë logjikë këta? A mendojnë? Mos janë çmendur vallë? Si u çmendën të gjithë njëherësh? Mos jam unë budalla dhe nuk është ky deputeti, apo kjo deputete që flet budallalliqe që as një injorant nuk i thotë?

Si është e mundur se ky deputeti mund të jetë doktor shkencash, ajo deputetja është edhe profesore, e megjithatë sepo hyjnë në Kuvend, budallallepsen, çmenden, flasin dokrra, që as një fëmijë pesëvjeçar nuk i bën.

Ismet Drishti na e dha shpjegimin me art. Bindja e verbër është shkaku, bindja e verbër ndaj partisë, bindja e verbër ndaj shefit dhe të dërguarve të tij. Ajo i çmend, i budallalleps shumë e shumë prej deputetëve, zyrtarëve, militantëve të partisë në pushtet, por jo vetëm!

Ajo që unë kam thënë, por jo aq mirë sa Ismet Drishti, arsyeja dhe politika militante jo rrallë janë në kundërshtim me njera tjetrën

Tani kupton se përse testi i maturës ishte një monument budallalliqesh pafund, kupton se çfarë tmerri është kur ligjet për arsimin, kulturën, akademinë e shkencave, për rinininë i bëjnë këta deputetë militantë dhe çfarë gabimi i madh është që atyre t’u mbushësh mendjen me argumenta racionalë.

Pavarësisht se në jetën private janë normale si ty dhe si ai tjetri.

Interesi politik, komforti politik personal, konformizmi, interesi për të përfituar si deputet a zyrtar u ka skalitur bindjen e verbër, dhe bindja e verbër të heq arsyen edhe më minimale.

E për pasojë e ha koqen e karameles në gojë, e mban atë në gojë aq sa të urdhërojnë për t’iu përgjigjur pyetjes : E si t’u duket, e ndjeve apo jo?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here