Luan Rama jep alarmin: Vetingu në rrezik, Qeveria akses në dokumente

6
144

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka kritikuar ashpër qeverinë për qëndrimin e saj ndaj institucioneve të vetingut, duke e cilësuar shkurtimin e organikës së tyre si tentativë kapjeje.

Rama ka thënë se Këshilli i Ministrave është zotuar se do të krijojë të gjitha kushtet që procesi i vetingut të ecë me sukses, por sipas tij këtë gjë nuk e kanë zbatuar që në fillim, duke i përgjysmuar numrin e stafit.

Nënkryetari i LSI-së i ka quajtur si të papranueshme deklaratat e Kryeministrit se përkthyesit e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme do të përdoren për t’u shërbyer anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që do të asistojë vetingun.

“Kur dëgjova Kryeministrin këtu, se për shërbimet e përkthimit dhe të komunikimit me partnerët ndërkombëtarë do të përdoret Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e kuptova që kjo qenka filozofia e trajtimit dhe e vlerësimit të institucioneve kushtetuese. Po çfarë pune do të ketë Ministria e Jashtme me korrespondencën apo me përkthimin e materialeve të institucioneve të vetingut, kur presupozohet që në atë të Ministrisë së Jashtme mund të ketë subjekte, që do të jenë subjekte të hetimit, apo të vlerësimit nga komisionet e vetingut se mund të jetë një grua, një motër, apo një vëlla gjyqtari?! Si mund të hyjnë në aksesin e institucioneve të vetingut përfaqësuesi apo punonjësi i një institucioni tjetër?! Ja pra, ky është koncepti dhe projeksioni juaj për institucionet e vetingut, ky është vizioni juaj për pavarësinë funksionale të institucioneve kushtetuese” – tha Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

6 COMMENTS

  1. Po ik o luan mos fol kot,nuk je ti ne kushtet per te fol per vettingun por zhduku andej se e dim te gjithe qe ju te lsi nuk e doni se ju dalin horrlliqet ne shesh

  2. Ore Luan per shou mediatik del aty more te keqen ,se per verejtje dhe akuza ndaj qeveris nuk je ti.aq me pak per vettingun.po nrm qe do luani rolin dhe do beni si te merakosur

  3. Jo jo mos fol perralla se e dim fort mire ne qe jeni ju qe po pengoni vettingun jo qeveria.por pa merak se do ju kapi dhe ju vetingu duke filluar nga likja deri tek ti

  4. Keto jane funksione aksesore ne proces, nuk e bene shoferi e perkthyesi reformen e vettingun tani, mos nxirni cdo lloj pengese te mundshme dhe njeher qe ju politikanet late te behej nje proces per shqiptaret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here