Shpërthen në lot e reja Mirditore, Parlamenti e deputetët e duartrokasin pa rreshtur

0
446

Një moment emocionues ky që drithëroi të madh e të vogël.

Gerta Loku, një vajzë mirditore, ka mbajtur një fjalim emocionues nga foltorja e Kuvendit dhe ka marrë duartrokitjet e të gjithëve. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.

“U ktheva dhe hapa një fermë me 300 dhi. Ideja ishte që të merresha me kafshën politike por provinca më bëri me kafshën zoologjike, unë dhe im shoq nuk jemi penduar për një minutë që jemi fshatarë, blektorë që kemi bërë një gjë të të vogël.

Jam shumë e emocionuar, ndjej që do iki prapë në provincën time dhe pesha dhe përgjegjësia do bjerë mbi këtë deputetë.

Këta deputetë që rrinë ulur këtu të na nderojnë ne dhe veten e tyre”, tha vajza mirditore ndërsa shpërtheu disa herë në lot dhe mori duartrokitjet e deputetëve të Kuvendit.

“Ku vend ka nevojë për punëtorë që kanë nevojë për pak llafe e shumë punë”, tha Gerta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here