Luan Rama: Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!…

0
163

Nënkryetar i LSI-së Luan Rama i është rikthyer sërish çështjes së fikjes së radarëve nga ana e shtetit. Me një status në Facebook, Rama shkruan se në punë janë vetëm trafikantët, ndërsa shteti është në gjumë.

Ja çfarë shkruan Luan Rama në Facebook:

Po e them drejtpërdrejtë: Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD – thënë më thjeshtë sistemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon!

Për të qenë më i saktë, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional! Ndërkohë, pagesat nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e këtij sistemi janë kryer rregullisht dhe në kohë!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq që shteti të zgjohet nga gjumi dhe institucionet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën?!

Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?

Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kan? bërë?!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!

Dhjetë ditë më parë, unë publikisht i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet! Çfar? pritet akoma?! Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim!

Edhe një herë po e përsëris: radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here