Vajza i kërkon një mundësi të dytë ish të fejuarit në ai habit me veprimin e tij…

0
107

Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka shërbyer si një urë komunikimi midis personazheve të cilët mund të kenë pasur debat ose ndonjë konflikt midis tyre.

E tillë ishte dhe historia e Klaudias që u trajtua mbrëmjen e sotme. Ajo kishte zgjedhur programin për të kërkuar falje dhe për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemet që kishte me të fejuarin.

Historia e Klaudias kishte nisur kohë më pare kur ishte njohur me Artanin dhe kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta bënin zyrtare dhe kishin shpallur fejesën, por Klaudia dhe Artani kishin një javë që nuk komunikonin. Klaudia në studio rrëfeu se Artani e kishte bllokuar atë në çdo rrjet social dhe se nuk i fliste, por vetëm i kishte thënë që midis tyre kishte marrë fund.

Për këtë arsye Klaudia e kishte ftuar atë në studion e “Dua të të bëj të lumtur” për të kuptuar më shumë se cila ishte arsyeja e prishjes së fejesës. Artani nuk e kishte pranuar ftesën, por gjatë bisedës së zhvilluar midis moderatores së programit, Arbana Osmani dhe Klaudias u zbulua se kjo e fundit i kishte dërguar mesazhe ofenduese dhe deri diku kërcënuese prindërve të djalit.

Gjithashtu Klaudia pohoi se kjo ishte fejesa e tretë e saj dhe nuk dëshironte që të përfundonte në këtë mënyrë. Sipas Klaudias gjthmonë lidhjet e saj janë ndikuar nga faktorë të jashtëm dhe se dëshira e saj më e madhe është që të zgjidhë situatën e krijuar midis Artanit.Ajo ishte fejuar që 18 vjeç me shkuesi dhe më pas herën e dytë ishte fejuar me një njeri me aftësi të kufizuara. Klaudia ka treguar se vetëm me Artanin ajo ishte dashuruar vetë dhe donte të bashkohej, por ai as nuk erdhi në studio.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here