Më pak punëtorë shqiptarë në Gjermani/ Nisma nën shembullin e SHBA

0
109

Shumë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi shpesh punësohen në Gjermani, në punë që të tjerët nuk duan t’i bëjnë. Mijëra prej tyre përfitojnë prej të ashtuquajturit ligj për emigrimin nga Ballkani Perëndimor.

Por tashmë partia kryesore gjermane, CDU ka në plan që të mos lejojë kaq shumë emigrantë nga Ballkani Perëndimor.

Kriza e koronavirusit ka rritur ndjeshëm papunësinë dhe unioni CDU/CSU kërkon të ulë numrin e punëtorëve pa zanat nga Ballkani Perëndimor.

Gazeta Welt shkruan se qëllimi është që të lejohen në Gjermani vetëm 15 mijë persona nga ky grup.

Një zëdhënës i CDU/CSU tha se në vend janë 600 mijë të papunë më shumë se një vit më parë. ‘Në këto kushte, kur ekonomia është në krizë dhe papunësia e lartë, nuk mund të lëmë emigracionin nga Ballkani Perëndimor të parregulluar’.

Duket se Gjermania po ndjek kështu SHBA, e cila synon të kufizojë numrin e emigrantëve në vend, me qëllim që vendet e punës të shkojnë për qytetarët e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here