Thirrja e Berishës: Të hënën e nxjerrim për zverku nga zyra Erion Veliajn

0
173

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, i bëri thirrje shqiptarëve që ditën e hënë në orën 11:00 të mblidhen në protestën para Bashkisë Tiranë.

Berisha se të hënën në ora 11:00, të gjithë te bashkuar, ta nxjerrim për zverku nga zyra Erion Veliajn, të cilin e quajti ‘kryehajduti i Tiranës’.

Deklarata:

Miqtë e mi, e hëna na pret te bashkia.

Erion Veliaj ka sulmuar me lakejtë e tij, Aleancën për Teatrin.

Ka lëshuar akuzat më të rënda, të trilluara fund e krye ndaj drejtuesve të saj.

Erion, çdo fjalë e asaj aktakuze do të kthehet në ndëshkim.

Erion, o kryehajduti i Tiranës, që nuk ka njohur Tirana hajdut si ti, ku e gjete guximin ti të padisësh qëndrestarët epikë të kauzës së drejtë të kulturës, artit, simboleve kombëtare?

Erion, shtylla e turpit të pret.

Forcë që të mbron, nuk ka dhe nuk do të ketë.

Të hënën, në ora 11:00, të gjithë te bashkua, për zverku nga zyra Erion Veliajn.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here