DETAJET/ Shoqërohet me eskortë policie djali i kryeministrit Edi Rama, për të drekuar në një restorant peshku në Elbasan

0
124

Në një nga restorantet e shtrenjta të peshkut në Elbasan ditën e djeshme, raportohet se ka qenë ora 12:30 e mesditës kur në radiot e punonjësve të policisë në Elbasan u njoftua se kalesa “303/2” u nis nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Me të dëgjuar këtë kod, raportohet se shefat e policisë të alarmuar kanë nisur komunikimet urdhëruese në radiomarset e tyre për të siguruar kalimin e “sigurtë” e të pandërprerë të një automjetit në të cilin udhëtonte VIP-I nga Tirana. Urdhërat e lëshuar ishin që një patrullë të pozicionohej menjëherë në rotondon e Bradsheshit dhe një tjetër tek Restorant “Rozafa” në Labinot-Fushë.

Burimet bëjnë me dije se e gjithë kjo gatishmëri kishte të bënte me garantimin e sigurisë dhe hapjen e rrugës për djalin e Kryeministrit Edi Rama, Gregu, i cili së bashku me një mikun e tij ishte nisur në drejtim të fshatit Labinot – fushë sa kalon qytetin e Elbasanit per të konsumuar një drekë peshku. Në kuadrin e 1001 problemeve me rendin dhe sigurinë që ka policia në qytetin e Elbasanit, tashmë për ta është shtuar edhe një punë tjetër, ajo për të siguruar qetësinë dhe rrugëtimin pa ndërprerje të Greg Ramës drejt restoranteve të peshkut, megjithëse askund në ligj nuk parashkruhen ndonjë direktivë e veçantë që i garanton djalit të Kryeministrit trajtim special.

Nga SYRI.net
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here