“Mazhoranca mbajti peng vendimin e gjykatës”, Bylykbashi nxjerr zbuluar ‘lojën e pistë’ të PS-së për të mbajtur në detyrë Dvoranin

0
85

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi komentoi ne nje  interviste per “Ilva Now’ në Euronews Albania, ceshtjen  Dvorani po aq te rendesishem sa per drejtesien edhe per politiken.

Bylykbashi bërë një paralajmërim duke thënë se, “reforma zgjedhore nuk ka për të ngjarë me reformën në drejtësi”. Këtu ai iu referua rastit të shumë diskutuar të Ardian Dvoranit që vijon të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë pavarësisht se i ka përfunduar mandati 6 vjet më parë,e arritur përmes manovrave nga ana e mazhorancës qeverisëse.

Reforma zgjedhor nuk ka për të ngjatë me reformën në drejtësi. Ja ku jemi sot kur mbajnë një anëtar të Gjykatës së Lartë në thyerje të Kushtetutës me 6 vite më shumë se sa mandati kushtetues. Z. Dvorani i ka përfunduar mandati në vitin 2014, deri në vitin 2016 qëndroi mbi bazën e një dispozite. Në 2016 e ankuam në Gjykatë Kushtetuese dhe gjykata e gjeti antikushtetues nenin me të cilin qëndronte në detyrë”, tha z. Bylykbashi.

Mazhoranca e mbajti peng vendimin e gjykatës duke mos e botuar në Fletoren Zyrtare, deri sa u miratuan ndryshimet e Kushtetutës, dhe vetëm më pas e nxorën vendimin për të pretenduar se ndryshimet e reja e bënin nul vendimin. Ky është vetëm produkt i një mënyre të qartë se si kushtetutshmëria nuk ishte e rëndësishme për reformën në drejtësi”, përfundoi ish-deputeti i PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here