Noka: Ky është regjimi më i egër që ka patur vendi pas diktaturës së Enver Hoxhës !

0
211

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ky është regjimi më i egër që ka patur vendi pas diktaturës së Enver Hoxhës.

Flamur Noka: E kemi nisur betejën në parlament dhe ajo është pa kthim do të krijohet një fornt opozitar dhe javën që vjen, aleatët kanë kërkuar që të mblidhet një tryezë e partive aleate opozitare, duke përjashtuar frontin demokratik të është ai i thertores dhe pastaj do të vijojmë për të krijuar një front popullor.

Biem dakord të gjithë se ky është regjimi më i egër që ka patur vendi që pas diktaturës së Enver Hoxha, bile në disa aspekte ia kalon.

Të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë në emër të drejtësisë së re, por kjo ka dështuar dhe është drejtësia private dhe ne po bëjmë atë që po bëjmë. E nisëm në parlament, nga forcat politike do ta zbresim te qytetarët.

Ky është qëllimi i turit të zotit Berisha, unë dhe dy nënkryetarët e PD-së në terren, deputetët do të zbresin edhe ata në terren, aleatët po ashtu dhe do të përshkallëzohet. Ne nuk kemi kthim pas, me gjithë defektet tona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here