Debati në Kuvend / Manja i PS-së: Në komunizëm me ujë 24 orë. Ristani: Ju del nga shpirti, tregoni fytyrën e vërtetë

0
117

 

Nuk kanë munguar debatet dhe batutat në mbledhjen e parë të Komisionit të Ligjeve për sesionin e ri parlamentar. Në diskutimin e huamarrjes për ujësjellësit e votuar me unanimitet nga palët, opozita akuzoi mazhorancën qeverisë për shpërdorim të parave të qytetarëve. “Në qoftë se paratë publike të qytetarëve shqiptarë të buxhetit në Durrës dhe Kavajë, po marr dy njësi, nuk do të kishin shkuar për të ndërtuar ata shatërvanë qesharakë në qendër të qyteteve, të cilat ditën e inaugurimit qoftë në Durrës qoftë në Kavajë u furnizuan me bote uji, Kavaja ndoshta do kishte ujë. Paratë e qytetarëve shqiptarë të buxhetit do t’i menaxhojnë sërish këta, shkuan për investime fasadë për zgjedhje po e po, po për investime fasadë, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, – tha Halimi. Kjo deklaratë e deputetit demokrat ka sjellë reagimin e socialistëve, ku deputeti Ulsi Manja madje vlerësoi edhe furnizimin me ujë në kohën e regjimit dhe që më pas u prish tërësisht, sipas tij, nga qeveria e djathtë. “Shqiptarët kanë pirë ujë, kanë pasur ujë të rrjedhshëm, madje dhjetëfish më shume sesa ka sot, por në vazhdën e shumë shkatërrimeve që bëri politika në këtë vend, që fillon në vitin 1992, ku u kapën kazmat dhe u shkatërrua gjithçka e mirë në këtë vend”, – tha Manja. I menjëhershëm ishte reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, i cili theksoi: “Të vijë sot një i ri, se bashkë jemi gati-gati në një moshë, dhe të thuash që o Zot sa mirë ishim në kohën e Enver Hoxhës dhe e prishi demokracia, kjo është tamam ju del nga shpirti dhe ju tregon fytyrën e vërtetë”. Në debat e sipër nuk mungoi batuta e nervozuar e Manjës, i cili duke iu drejtuar Ristanit, i tha: “Po lëre shpirtin ti, se ti dhe avokat i Enver Hoxhës ke qenë”. Në kundërpërgjigjen e tij deputeti demokrat u mjaftua vetëm duke pohuar: “Po ik mër dreq ju jeni dhe shpifarakë”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here