“Qeveria anulon prokurorimet publike”, Basha përshëndet vendimin: Më mirë vonë se kurrë, sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore

0
107

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një videokonferencë on line me gazetarët, nga ku u shpreh se sot qeveria ka njoftuar përmes APP anulimin e prokurorimeve që nuk lidhet me emergjencën e COVID-19, një kërkesë kjo e përsëritur disa here prej opozitës në kushtet ku ndodhet vendi.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë cdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurorimeve, uroj të jetë një lajmiI vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore.

Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim. Tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverisë. Por edhe ky njoftim është i mirëpritur. Ndonëse I vonuar e përshëndes këtë hap, nëse zbatohet do I kursejë shqiptarë 200 mln euro.
Kërkon transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Do monitorojmë në mënyrë të përditshme që mos ketë asnjë hapsirë për abuzuesit. Cdo procedurë duhet të jetë transparente.

Transparenca do të mbetet fokusi ynë për të mbrojtur cdo qindarkë të taksapagueseve I cili duhet të shkojë në shërbim të shëndetësisë.”- u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here