Arrestohet shoferi i urbanit të Unazës, policia shpall njoftimin

0
170

Agron Xhafa, shoferi i autobusit të Unazës që shkaktoi aksidentin e frikshëm dje në Tiranë, është vënë në prangat e policisë. Policia e shtetit njoftoi sot zyrtarisht se ndaj tij është ngritur akuza e “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin: A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here