Andi Bushati debat me deputetin e PS: Rama në vend do të drejtojë edhe opozitën, ndërsa tani kërkon edhe qeverinë e Kosovës

0
669

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për konfliktet e fundit që kanë lindur në Parlament dhe bllokadën që mazhoranca po i bën shumicës së opozitës të drejtuar nga Sali Berisha, për ngritjen e komisioneve hetimore dhe caktimin e bashkëkryetarit të Komisionin të Reformës Zgjedhore.

Gjatë emisionit pati një debat mes analistit Andi Bushati dhe deputetit të PS, Arben Pëllumbi, lidhur me këtë bllokim të opozitës dhe favorizim të fraksionit të Lulzim Bashës, që është pakic.

Debati: 

Andi Bushati: Këtu Edi Rama do të drejtojë edhe opozitën. Kjo nuk më bën çudi. Ai do të drejtojë edhe qeverinë e Kosovës, opozita këtu i duket “bukë me djathtë”.

Arben Pëllumbi: Pse e mendoni këtë? Ishte Rama që i tha opozitës dorëzo mandatet? I tha opozitës mos u fut në zgjedhje lokale? I tha përjashtoni Berishën dhe nisën këto luftra të brendshme? Jo mor burrë ç’lidhje ka Edi Rama me këto gjëra.

Andi Bushati: PD nuk është në rregull, mediat janë kazanë, LSI është parti e kusisë… Këtu asgjë nuk shkon, kemi vetë një fanar ndriçues. Po merremi, që pavarësisht defekteve të hallkave të tjera, fatet tona i ka në dorë një njeri. Nuk i takon atij që është është në krye të qeverisë, që të vendosë për komisionet, se kë do kryetar të një komisioni.

Arben Pëllumbi: Alibeaj qenka burrë i keq tani, ishte propozim i PD. Ku është problemi këtu?

Andi Bushati: Mund të jenë nga këta që hanë kumbulla dhe dardha prapa kurrizit… Edhe Lefter Koka, Arben Ahmetaj, tuajët ishin.

Arben Pëllumbi: Mos përmendim emra, sepse po t’i futemi çfarë ka ndodhur në 30 vjet,  çfarë nuk del.

Andi Bushati: Kemi kujtesë të gjatë, unë dhe ti edhe zoti Ylli Rakipi. E mbani mend Saliun e parë që ishte gati diktator sa Rama i tretë? Kishte gjetur edhe ai një Sali Rexhep dhe e mbante si klloun aty. Pushtetet blejnë, pushtetet diktatoriale blejnë.

Arben Pëllumbi: PD nuk thotë kështu.

Andi Bushati: Ajo që mbroni ju… Unë e di kush është opozita. Ju na mbajtët katër vjet duke thënë që opozita e këtij vendi është Kujtim Gjuzi, Jenishehri, kërpërata…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here