Ngjarja makabre në Fier, Bushati: Rama vetëm qurravitje dhe teatër

0
121

Analisti Baton Haxhiu e ka konsideruar patetike reagimet pas vrasjes së djalit 8-vjecar në Fier. Sipas tij reagimet duhet të ishin për një shoqëri më të ndërgjegjësuar dhe jo të lëshoheshin thirrje për kthimin e dënimit me vdekje.

“Reagimet ishin patetike në një masë. Shoqëria civile ishte mbi atë që i takon. Kthimi i dënimit me vdekje. Mjafton të lexosh konventën evropian dhe kaq mjafton për të mos guxuar që të flasësh fjalë të tilla. Nuk është frika ajo që njerëzit i shtyjnë të mos vrasin por është ndërgjegjja”, tha ai.

Ndërsa Andi Bushati foli për shtirjen e politikanëve duke iu referuar rastit të kryeministrit, Edi Rama që njoftoi konferencë të jashtëzakonshme në Rinas në një kohë kur nuk kishte asnjë thelb apo qëndrim.

Bushati e konsideroi deklaratën e Ramës para nisjes së vizitës në Itali si “qurravitje dhe teatër” duke shtuar se “një shtet serioz bën ca gjëra të tjera” kur ndodhin ngjarje të tilla të rënda.

“Në vend të preokupohet për të ngritur lista patronazhisës duhet të ngrinte lista të pedofilëve dhe të sëmurëve mendorë që mund të jenë rrezik”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here