Gjeoshkencëtari turk jep paralajmërimin e rradhës. Ja cili do të jetë qyteti që do të preket nga goditjet e tërmeteve

0
134

Tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë në javët e fundit lanë pas mijëra të plagosur dhe mbi 45 mijë viktima, numri i të cilëve për fat të keq po vijon të rritet cdo ditë e më shumë.

Prof. Dr. Naci Gorur ishte ai i cili paralajmëroi tërmetet e fuqishme në kufitin turko-sirian dhe tashmë, ka ngritur sërish alarmin, duke deklaruar se rrezikon që dhe Stambolli të ketë të njëjtin fat të keq. Ai shprehet se provinca Hatay, e cila edhe mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet 6.4 ballë nuk do ketë më lëkundje të tjera.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj, por koha po afrohet për Stambollin. Nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë. Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, deklaroi Gorur për mediat turke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here