E enjtja e “zezë” për Real Madrid! Para “El Clasicos” Zidan humbet edhe dy titullarë të tjerë përveç Hazard!

0
102

Mesa duket Eden Hazard nuk do të jetë mungesa e vetme e madhe e Real Madridit në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, “El Clasicon”, në program më 18 dhjetor në Barcelonë. Sipas asaj që raporton e përditshma “AS”, edhe Marcelo është në dyshim të madh.

Braziliani ka një shqetësim muskulor në këmbën e majtë dhe praktikisht e ka humbur takimin e rëndësishëm, ndonëse në ndryshim nga Hazard, për brazilianin ende nuk ka kohë të sakta sa i takon riaftësimit të tij dhe mjekët e “Los Blancos” duan të tentojnë mrekullinë, ndonëse parashikimet janë negative.

Por nuk mbaron , pasi pak caste më parë klubi ka njoftuar dhe dëmtimin e Gareth Bejlit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here