Tentoi të trafikonte kokainë, arrestohet nga Policia Kufitare e Qafë-Thanës 34-vjeçari nga Struga

0
184

Një shtetas nga Struga është arrestuar nga policia kufitare pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, duke u kapur me 92.5 gram kokainë.

Policia sqaron se Isen Murtishi, 34 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni u arrestua pasi , gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, tek vendi i quajtur “Pusi” në afërsi të kufirit Maqedonas, u kap me 92, 5 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit  Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale:“Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë nga Policia Kufitare e Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency