Premier League, rriten rastet me Covid-19, Në një javë 16 të infektuar

0
135

Në pritje për t’u përmbushur rregulli për vaksinim të plotë të lojtarëve dhe stafeve deri më 1 Tetor, në Premier League ka një shqetësim për rastet me Covid-19.

Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit, vetëm në një javë, nga testimet rutinë të vendosura për çdo klub, kanë rezultuar 16 raste me koronavirus dhe ata janë lojtarë dhe pjesëtarë stafi në shumë ekipe.

Në periudhën nga 16 Gushti deri më 22 Gusht, sipas njoftimit nga FA, janë testuar 3060 persona, lojtarë dhe pjesëtarë stafesh dhe prej tyre kanë rezultuar 16 pozitivë me covid-19. Një përqindje e lartë në bazë të testimeve që ka shqetësuar tej mase drejtuesit e Federatës së Futbollit të Anglisë.

Mes lojtarëve të Premier League të infektuar ishin, Christian Pulisic i Chelsea dhe blerja e fundit e Arsenalit, mbrojtësi Ben White të cilët humbën edhe ndeshjet përkatëse me skuadrat e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here