Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Manjani: Opozita dogji skenarin e Ramës për një politikë më të egër,...

Manjani: Opozita dogji skenarin e Ramës për një politikë më të egër, kryeministri po bën lojë politike!

0
122

Ylli Manjani: “Fakt është që opozita nuk hyri në garën politike. Padyshim që bëri mirë. Është diçka njerëzore.

Dogji skenarin e Ramës për ta fut lojën politike edhe më egër sesa dukej. Duke mos pasur opozitë do merrej me diçka. Media, qeni. I bërtiti një qeni, kulmi. I bërtiti qenit pusho. Çfarë të them. Një shtetar kur shkon në një skenë  të tillë si shkon pa letër pa laps. Mbaj shënim o burri i dheut, mbylle gojën, mbaj shënim se çfarë halli ka. Mund të mos ia zgjidhësh por mbaj shënim.  Keni parë ndonjë të mbajë shënime. Më gjeni një zyrtar. Mirë kryeministri që nuk mban se nuk di shkrim e këndim, por më gjeni një zyrtar që mban shënim për hallin që e dëgjoi dhe të shkojë nesër të thojë kjo zgjidhet kështu. Ky është tmerr.

Kjo është gjë që nuk shkon. Ai është në skenar politik, është aktrim. Po përpiqe të ngulë këtë gozhdë, unë jam këtu, jam i keq padiskutim, s’keni tjetër më të mirë. Këta janë shumë keq. Këtë po përpiqet të ngulë. Kjo është loja e tij nuk pyet për tërmet. Janë teatër të gjitha.”/ Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here