“Kosova është shtet i pavarur”, zyrtarët e LDK i kundërvihen Ramës: Nuk habitemi me turpin e tij të radhës!!!

0
188

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëhet sërish protagonist i një skandali që ka në fokus Kosovën.

Përmes Facebook-ut të tij, shefi i qeverisë në Tiranë publikoi një hartë ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Kjo ka sjellë reagime nga ana e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata i tregojnë Ramës se, Kosova është shtet i pavarur.

Në  një shënim në Facebook Ismet Beqiraj shkruan se, Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008, ndërsa postimin e Edi Ramës e quan turpi i radhës.

“Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”, shkruan ai.

Image

Ndërsa ish-deputeti Armend Zemaj, i cili ka fituar tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, i ka thënë Ramës “natën e mirë” dhe e ka akuzuar atë për ide të mbrapshta.

“Mirëmëngjesi JO, po natën e mirë TY dhe gjithë atyre që mendojnë për idet e mbrapshta. “Kosova shtet sovran dhe e pavarur”, ka shkruar Zemaj.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here