Putin: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën

0
273

Një intervistë e Vladimir Putinit në Bloomberg dy ditë më parë, sot ka mbushur ballinën e të përditshmes serbe, “Blic”.

Putin, në këtë intervistë, kishte thënë se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusi, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën, transmeton Koha.net.

Gazeta serbe këto fjalë të Putinit i sheh si shqetësim të Rusisë për Serbinë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur për Kosovën, duke e tërhequr përsëri një paralele me Krimenë, krahinën ukrainase kontestuese mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai ka thënë se Perëndimi nuk dëshiron të njohë vullnetin e popullit në Krime, të cilën e bën kur është në pyetje Kosova, transmeton Koha.net.

“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë”, ka thënë Putin në një intervistë për Bloomberg.

Ai më tej përmendi shembullin e Krimesë, ku Perëndimi është duke u përpjekur që të mos njohin popullin e Krimesë.

“Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe një vend tjetër, Kosova, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike”, ka thënë Putin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency