Sizmologët: Situata drejt normalitetit, pasgoditjet e mëdha nuk kanë asnjë efekt dëmtimi

0
95

Që prej mëngjesit të 26 Nëntorit, kur vendi u godit nga një tërmet 6.3 ballë, janë shënuar plot 1260 nëngoditje të tjera sizmike.

“Këto pasgosditje nuk kanë asnjë efekt në dëmtime strukturore”, tha sizmologu.

Por Rrapo Ormeni thotë se trendi i tyre ka ardhur në rënie, çka dëshmon se vala sizmike po shkon drejt shuarjes.

“Sa më i madh tërmeti aq më të mëdhenj janë edhe pasgoditjet dhe janë shënuar disa pasgoditje të mëdha. Ky është një tregues i mir që kjo energji atje po clirohet deri sa të stabilizohet plotësisht”.

Mëngjesin e së shtunës është shënuar një tërmet 3.1 ballë në zonën e Korçës, por Ormeni thotë se nuk ka lidhje mes dy fenomeneve, pasi ndodhen në pllaka tektonike të ndryshme.

“Tërmete të tillë bien gjatë ditës disa, s’kanë lidhej këto lloj thyerje me njera tjetrën. Aktivizimi i Korcës është një thyerje tjetër, aktivizohet më vete”.

Sizmiologët qetësojnë duke thënë se gjithsesi në Tiranë apo zona të tjera që ndodhen më larg epiqendrës nuk ka vend për panik, pasi lëvizjet nuk janë të rrezikshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here