Atletico Madrid nis me fitore, Griezman 2 gola të njëpasnjëshën

0
235

Atletico Madrid shënon fitoren e parë në kampionatin spanjoll, pas 2 barazimeve të para. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone arriti të fitojë në fushën e vështirë të Celta Vigos me rezultatin 4-0. Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë të takimit.

Koke ishte ai që hapi serinë e golave për “los colchoneros” pas një krosimi të Griezman. Më pas ishte sulmuesi francez ai që tha fjalën e tij.

Griezman ishte autori i golit të dytë dhe të tretë në minutën e 73 dhe të 81. Ai që mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje në favor të Atletikos, ishte Korrea i cili vulosi rezultatin 4-0 për skuadrën madrilene e cila e sheh veten në kuotën e 5 pikëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency