Tritoli/ Tirana e përfshirë nga alarmet false për bombë, tre në 24 orë

0
152

canta me bombe alarmi fals ne tvshÇanta, kuti kartoni ose valixhe të vendosura në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Policia në alarm. Në asnjë rast nuk ka rezultuar të ketë pasur bombë

Kryeqyteti përfshihet nga alarmet false për bombë. Tashmë është kthyer në “modë”. Persona të paidentifikuar ose, thënë ndryshe, misteriozë, të cilët, për arsye që ende nuk dihen, vënë në alarm të rremë Policinë e Shtetit. Në rrugë të ndryshme brenda 24 orëve janë dhënë tri alarme false. Një prej tyre ndodhi të shtunën në mesditë pranë Prokurorisë së Tiranës. Një kuti kartoni vendosur pranë një supermarketi, afër me ndërtesën e Prokurorisë, alarmoi Policinë e Shtetit. Ekspertë antieksplozivë, pasi rrethuan me shirit vendin e ngjarjes dhe bënë kontrollin e pakos, arritën të zbulonin se brenda saj kishte vetëm disa qese dhe letra dhe asgjë më shumë. Por e diela ishte më e tensionuar. Brenda një harku kohor të shkurtër në dy rrugë të ndryshme u dhanë dy alarme për bombë.

 

Ngjarjet

Një alarm fals për bombë është dhënë në kryeqytet, duke alarmuar një nga zonat qendrore të Tiranës. Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë Radio-Televizionit Publik Shqiptar, çka ka bërë që efektivët e policisë të viheshin në lëvizje pas dyshimeve se brenda saj mund të ketë lëndë plasëse. Në vendin e ngjarjeve mbërritën ekspertët xhenierë, të cilët kryen veprimet e rastit, për të mësuar për çfarë bëhej fjalë, ku brenda saj u zbuluan vetën letra dhe qese. Uniformat blu rrethuan perimetrin e sigurisë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Dyshohet se lënia e valixhes është e qëllimshme pasi mendohet se është lënë nga dy persona. Por pak orë para kësaj ngjarje një tjetër u regjistrua në një rrugë tjetër. Ishte një kuti kartoni Brenda së cilës kishte vetëm qese dhe letra, por gjithsesi policia ka qenë e pranishme në të gjitha rastet me ekspertët e saj të njësisë antieksploziv. Nga ana tjetër policia po kryen hetime për të vërtetuar se çfarë po ndodh në kryeqytet, kush janë personat që kryejnë veprimet e tillë. Për këtë qëllim policia ka urdhëruar marrjen e të gjitha pamjeve që kamerat e sigurisë të bizneseve të ndryshme pranë vendit të ngjarjeve mund të kenë bërë. Vetëm pas këtyre ekspertizave do të bëhet e mundur të zbardhet arsyeja.

 

 Reagimi/ Gërdeci, Tahiri: Drejtësia ende nuk ka folur

Shtatë vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagon duke e quajtur një ditë zie dhe turpi për drejtësinë. “Sot është një ndër ditët më të zeza e të turpshme për drejtësinë. Një biznes i lidhur me majën e pushtetit dhe zemrën e familjes së ish-kryeministrit. Fëmijë, gra e burra të vrarë nga babëzia për fitim. Vite dënim më pak se numri i jetëve të humbura. Ish-ministri Mbrojtjes vijon të mos gjykohet, sepse rifitoi mandatin e deputetit, d.m.th. imunitetin. Skandal që vazhdon, deri në kufijtë e mosveprimit kriminal nga drejtësia. I biri i ish-KM nuk u pyet kurrë, as edhe një herë të vetme.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një deputet tjetër që i shërbenin ‘kopsitjes’ së letrave nuk u pyeten kurrë. Sot këta janë të lirë, pa ndier peshën e drejtësisë e as peshën e turpit publik. Ndaj është ndër ditët më të zeza e të turpshme për drejtësinë. Kush mendon që edhe kjo është përgjegjësi e mazhorancës, le të kuptojë se është vetëm Prokuroria dhe Gjykata që mund të veprojë për këtë çështje. Reforma në drejtësi është angazhim i mazhorancës e kjo po ndodh me shpejtësi, që të tilla gjëra të mos ndodhin kurrë në të ardhmen”, – shprehet ministri i Brendshëm në deklaratën e tij bërë publike.

 

 Argëtimi/ “Dasma e Figaros”, 20 gra të dënuara në teatër

Gratë e burgosura që vuajnë dënimin e tyre në burgun “Ali Demi” patën mundësi të ndiqnin në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit shfaqjen premierë “Dasma e Figaros” me muzikë nga Moxarti. Ftesa për gratë e dënuara u bë nga vetë regjisori i shfaqjes Nikolin Gurakuqi dhe nga drejtori i TKOB, Ilir Kerni. Kjo ide është mbështetur edhe nga drejtori i Burgjeve Artur Zoto. Sipas Zotos, kjo ide është në përputhje të plotë me vizionin e institucionit më të lartë të sistemit të burgjeve në Shqipëri, pasi ka në fokus rehabilitimin më të shpejtë dhe riintegrimin normal në shoqëri të atyre personave që kanë konflikt me ligjin. Në këtë shfaqje do të marrin pjesë 20 gra të cilat janë përzgjedhur bazuar në kriteret e besueshmërisë dhe zbatimit korrekt të rregullores në institucion, si një formë për të nxitur modelin e sjelljeve të mira. Gjatë të gjithë kohës gratë që do të ndjekin shfaqjen do të jenë të shoqëruara edhe nga forcat e policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency